Politika e Kthimit
Politika e Kthimit të Mallit
Neni 1 – E drejta e kthimit
Blerësi ka të drejtë të kërkojë kthimin e mallit brenda afatit prej 14 (katërmbëdhjetë) ditësh kalendarike nga dita e pranimit të porosisë. Kjo e drejtë ushtrohet në pajtim me kushtet, kriteret dhe procedurat e përcaktuara në këtë Politikë të Kthimit, e cila përbën pjesë integrale të Kushteve të Përgjithshme të Shitjes të AUTODOC-KS.
Neni 2 – Afati dhe procesi i dorëzimit
Afati i dorëzimit fillon të llogaritet nga momenti i konfirmimit të pagesës, domethënë kur mjetet financiare kanë dalë nga llogaria dhe pagesa është regjistruar në sistem. Në këtë moment blerësi pranon konfirmimin përkatës në aplikacion dhe fillon procesimi i porosisë. Malli dorëzohet brenda 7 (shtatë) deri në 30 (tridhjetë) ditë pune nga fillimi i procesimit. Afati i saktë varet nga lloji i transportit dhe nga lokacioni i pjesës në Evropë.
Neni 3 – Kushtet për pranimin e kthimit
Kthimi i mallit pranohet vetëm nëse plotësohen këto kushte:
- Malli nuk është përdorur, montuar, instaluar apo dëmtuar;
- Malli ruan gjendjen e tij origjinale dhe të pandryshuar;
- Kutia dhe ambalazhi origjinal janë të paprekura dhe pa dëmtime;
- Ambalazhi nuk është i coptuar, i shqyer, i grisur, i deformuar apo i dëmtuar;
- Malli kthehet i plotë me të gjitha pjesët, etiketat, udhëzimet dhe elementet e tjera.
Në mungesë të cilitdo nga këto kushte, AUTODOC-KS rezervon të drejtën të refuzojë kthimin ose të zvogëlojë rimbursimin sipas Nenit 7.
Neni 4 – Shpenzimet e kthimit
Shpenzimet e transportit/postës për kthimin e mallit bartën nga blerësi. Përjashtim bëjnë rastet kur malli është me defekt, i dëmtuar gjatë transportit fillestar ose i dërguar gabimisht nga AUTODOC-KS — në këto raste shpenzimet e kthimit i mbulon AUTODOC-KS.
Neni 5 – Procedura e kthimit
Blerësi duhet:
- Ta dërgojë mallin brenda afatit të Nenit 1;
- Të sigurojë paketim të rregullt në ambalazhin origjinal;
- Të mbulojë shpenzimet e kthimit sipas Nenit 4.
Pas pranimit të mallit të kthyer, AUTODOC-KS kryen verifikimin brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditësh. Vlerësimi përfshin kontrollin e gjendjes, ambalazhimit dhe plotësisë së mallit.
Neni 6 – Miratimi i kthimit dhe rimbursimi
Nëse malli i kthyer përmbush të gjitha kushtet e Nenit 3, blerësit i rimbursohet e gjithë vlera e paguar për produktin brenda 7 (shtatë) ditësh nga aprovimi, në të njëjtën mënyrë pagese me të cilën është kryer porosia. AUTODOC-KS nuk mban përgjegjësi për vonesa nga institucionet bankare ose palë të treta.
Neni 7 – Zvogëlimi i rimbursimit
Nëse vlera e mallit të kthyer është ulur për shkak të trajtimit ose përdorimit përtej asaj që është e nevojshme për të verifikuar natyrën dhe karakteristikat e mallit, AUTODOC-KS ka të drejtë të zvogëlojë shumën e rimbursimit në mënyrë proporcionale me uljen e vlerës.
Neni 8 – Rastet kur kthimi nuk pranohet
Kthimi refuzohet nëse:
- Malli është përdorur, montuar ose ka shenja përdorimi;
- Malli është dëmtuar pas dorëzimit;
- Ambalazhi origjinal është i dëmtuar;
- Mungojnë pjesë, etiketa ose dokumentacion;
- Kthimi është bërë jashtë afatit.
Në rast refuzimi, malli mund t'i rikthehet blerësit me shpenzimet e tij.
Neni 9 – Diskrecioni i shitësit
AUTODOC-KS rezervon të drejtën të vlerësojë nëse malli i kthyer i përmbush kushtet e kësaj Politike. Vendimi merret pas kontrollit fizik dhe administrativ të mallit.
Neni 10 – Dispozita përfundimtare
Kjo Politikë e Kthimit zbatohet për të gjitha shitjet e AUTODOC-KS. Duke kryer Porosinë / Pagesën, blerësi deklaron se ka lexuar, kuptuar dhe pranuar këtë Politikë si pjesë të Kushteve të Përgjithshme të Shitjes.